Fitoren e patën të garantuar. 3:0 po dominonin “Mbretërit” në mes të “Santiago Bernabeu-t”, kur Alaves shënoi dy gola të shpejt.
Në ndeshjen e vlefshme për La Liga, Real Madrid shkoi në pushim të pjesës së parë me dy gola, një të Vazquez e një të Mbappe-s.
Madrilenët trefishuan epërsinë me të nisur pjesën e dytë, me Rodrygon që tundi rrjetën e Alaves.
Duke e pasur nën kontroll tërë lojën, “Mbretërit” bënë dy gabime trashanike 10 minuta pa mbaruar ndeshja.
Në dy minuta, 85 dhe 65, Alaves shënoi dy herë, duke i rikujtuar Real Madridit se kundërshtari nuk bën të nënvlerësohet asnjëherë.
Garcia dhe Benavidez ishin golashenuesit e Alavesit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:2.
Ndeshjen e radhës, Real Madridi udhëton për në “Civitas Metropolitano”, ku e pret Atletico Madrid.
Ndërkaq, Alaves do të jetë mysafir i Getafes.







