Real Madridi nuk ka lejuar befasi të shtunën në “Santiago Bernabeu”, dhe ka mposhtur 2:0 Villarrealin e vendit të tretë.

Federico Valverde dhe Vinicius Junior shënuan gola të bukur për t’ia siguruar fitoren skuadrës Carlo Ancelottit.

Fillimisht, mesfushori uruguaian shënoi gol të bukur në minutën e 14-të e më pas me një goditje të fuqishme shënoi edhe braziliani.

This angle of Vinicius Jr’s goal. 🤯

pic.twitter.com/JpRo93amHs

— TC (@totalcristiano) October 5, 2024

Reali tash barazon pikët me lideren Barcelona. Të dyja kanë nga 21 sosh, por katalanasit do të luajnë nesër në udhëtim te Alavesi.

Villarreali ka 17 pikë.