La Liga

Reali fiton me vështirësi ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Real Madridi ka marrë një fitore minimale si mysafir ndaj skuadrës së fundit në tabelë Huescas në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

Golin e vetëm e shënoi Gareth Bale në minutën e 8’ të takimit.

Me këtë fitore skuadra e Santiago Solarit pozicionohet në vendin e katërt në tabelë me 26 pikë, pesë më pak se Barcelona në krye të renditjes.

Kurse Huesca mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm shtatë pikë.

Real Madridi në dy ndeshjet e javës së ardhshme luan në shtëpi, në mesjavë ndaj CSKA Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pastaj në fundjavë ndaj Rayo Vallecanos, kurse Huesca luan po ashtu në shtëpi ndaj Villarrealit.