Reali fiton me 10 lojtarë ndaj Celtas

​Real Madrid nuk e pati të vështirë të fitojë ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga ndaj Celta Vigos, edhe pse i munguan lojtarët kryesorë në krye me Eden Hazard dhe për 35 minuta luajtën me një lojtar më pak.

Karim Benzema bëri një paraqitje spektakolare duke shënuar një gol dhe dukë dhënë një asist për fitoren 1-3.

Francezi shënoi në minutën e 12, ndërsa në minutën e 80 dha një asist pas një lëvizje të bukur në zonë për Lucas.

Mes golit dhe asistit të Benzemasë, Luka Modric u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në Denis Suarez, ndërsa Toni Kroos shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Gjithë çfarë mundi të bëjë Celta ishte goli i nderit të cilin e realizoi Losada në minutën e 91.

loading…