Reali fiton derbin ndaj Sevillas, shkëlqen Casemiro

Real Madridi ka fituar derbin e sotëm ndaj Sevillas, në një ndeshje ku ka shkëlqyer braziliani Casemiro.

2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Casemiro shënoi të dy golat për vendasit, kurse golin e vetëm për Sevillan e shënoi De Jong.

Me këtë fitore Reali merr kreun e tabelës me 43 pikë, derisa Sevilla në vendin e katërt ka 35 pikë.