Reali fiton derbin madrilen, hero Benzema

Real Madridi ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalit Atletico Madrid.

“Los Blancos” e fituan këtë takim me rezultat prej 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema, pas asistimit nga Mendy.

Me këtë fitore Reali arrin në kuotën e 49 pikëve dhe mban vendin e parë, derisa Atletico në vendin e pestë ka 36 pikë.