Reali e nis me fitore në “Alfredo di Stefano”

Reali ka marrë pikët e plota në “Alfredo di Stefano”, duke e mposhtur 3-1 Eibarin

Të besuarit e Zinedine Zidane janë rikthyer fuqishëm pas pauzës tre mujore.

Reali mori pikët e plota duke e mposhtur 3-1 Eibarin në shtëpinë e re, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Gjithcka u mbyllë për Realin në pjesën e parë, ku shënuan tre gola.

Në ndeshjen e parë pas pandemisë kanë shënuar Toni Kroos në minutën e 4’, Sergio Ramos në minutën e 30’ dhe Marcelo në atë të 37’.

Në pjesën e dytë shënuan gol vetëm mysafirët, atë të nderit në minutën e 60’, realizoi Pedro Bigas.

Pas kësaj fitore Reali ka shkuar në kuotën e 59 pikëve, 2 më pak se lideri, Barcelona.