Real – Mbappe, marrëveshja afër të arrihet

Mediat spanjolle shkruajnë se “Los Blancos” janë afër marrëveshjes për transferimin e Kylian Mbappes në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së ardhshme

Real Madridi nuk është dorëzuar ende në garën për Kylian Mbappe.

Madje, “Los Blancos” po e përgatisin një tjetër ofanzivë për sulmuesin francez.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjiganti spanjoll tashmë është afër marrëveshjes me Paris Saint-Germainin për ish-futbollistin e Monacos.

Gazetari Eduardo Inda nga “El Chiringuito” shkruan se klubi spanjoll e ka përgatitur një rrogë maramendëse vjetore prej 35 milionë eurosh (+5 me bonuse) për futbollistin e krahut të djathtë.

Ndërkohë, PSG-së do t’ia ofrojë 225 milionë euro plis 50 të tjera të mundshme, varësisht nga arritjet e objektivave.

Trajneri Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me përforcimet që ia bëri presidenti Florentino Perez gjatë verës që shkoi.

Madrilenët po planifikojnë të bëjnë “goditje të mëdha” të stilit të Eden Hazardit.

loading…