Tani që “El Clasico” po afrohet dhe kanë mbetur më pak se tre javë deri në zhvillimin e këtij derbi, askush nuk ka guxuar ende të garantojë siguri për Real Madridin.

Real Madridi dhe Barcelona ende nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga forcat e sigurisë, gjë që sugjeron se asgjë s’mund të garantohet gjatë zhvillimit të ndeshjes më 18 dhjetor në Camp Nou. Kjo e ka shqetësuar Real Madridin, shkruan Marca.

Klubi ka biseduar me Policinë Kombëtare dhe me “Mossos”, mirëpo situata aktuale sugjeron se nuk është gjetur asnjë zgjidhje për parandalimin e kërcënimeve dhe problemeve që ndikuan në shtyrjen e “El Clasico” nga data origjinale, 26 tetor.

Takimet po vazhdojnë ta mbahen për t’u siguruar që ndeshja të shkojë ashtu siç ishte planifikuar, mirëpo ndikim të madh në këtë ndeshje pritet të kenë temat politike dhe ligjore që ende janë duke u debatuar në Katalonjë.

Qeveria lokale katalonase ende nuk e ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë temë, edhe pse situata do të varet shumë edhe qasja e tyre drejt protestave, të cilat janë qetësuar për momentin.

Real Madridi synon që qëndrojë në një hotel që është vetëm 800 metra larg nga Camp Nou, edhe pse ata nuk ta kalojnë natën në Barcelonë, por do të mbërrijnë dhe do të largohen nga qyteti katalonas brenda ditës.

Për shkak të frikës se protestuesit mund t’i bllokojnë rrugët në Barcelonë kur skuadra madrilene të arrijë në stadium, rrugët për hyrje dhe largim rreth Camp Nou duhet të boshatisen për t’i ofruar siguri lojtarëve të Real Madridit.

Kjo mund të sjellë vendime të ngjashme me ato për finalen e Copa Liberatdores në Madrid, kur kordoni i sigurisë u zgjedhur për të ofruar liri më të madhe për protagonistët.

Ndërsa, sa i përket brenda stadiumit, ku klubi Barcelona është përgjegjëse për të ofruar siguri, klubi madrilen ndihet më i sigurt.