Real Madridi vëzhgon dy talentët e Dortmundit dhe Salzburgut

U premtua një revolucion këtë sezon, por Real Madridi vazhdon me avazin e vjetr, një paqëndrueshmëri e dukshme.

Presidenti Florentino Perez ka dhënë ultimatum që skuadra e tij të përmirësohet, sidomos pas shpenzimeve të bëra gjatë merkatos verore.

Bordi i “Los Blancos” po ndjek nga afër situatën e dy talentëve më të përfolur në Evropë kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho dhe sulmuesin e Salzburg, Erling Braut Haaland.

Sancho është shprehur haptazi se dëshiron të largohet gjatë verës, kurse Haaland do të mirëpriste oferta nga një klub siç është gjiganti spanjoll.

loading…