Champions League

Real Madridi triumfon në “Maradona”, United dëshpëron prapë

Një mbrëmje e jashtëzakonshme Champions League, ku golat, kartonat dhe spektakëli nuk ka munguar në asnjë nga sfidat.

Real Madrid ka fituar mes golave ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët me Ostigard, ndërsa për spanjollët shënuan Vini Jr dhe Bellingham. Në pjesën e dytë, Napoli barazoi me Zielinski, por Real Madrid gjeti golin e tretë me një super gol të Valverde.

Inter dhe Benfica ishte një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat, por zikaltërit shpërdoruan më shumë. Golin e sfidës e shënoi Thuram, për t’i dhënë fitoren e parë skuadrës në grupe.

Bayern Munich ka mposhtur me përmbysje Copenhagen me rezultatin 1-2, ndërsa Arsenal është befasuar në Francë nga Lens me shifrat 2-1.

Manchester United është mposhtur nga Galatasaray me rezultatin 2-3, ndërsa PSV dhe Sevilla janë mbyllur në barazimin 2-2. United ndodhet në fundin e grupit aktualisht pa asnjë pikë.