Sulmuesi serb

Real Madridi synon të përforcojë sulmin me talentin e Eintracht Frankfurtit

18 gola dhe 4 asiste në 25 ndeshje të luajtura në total e kanë shndërruar Luka Jovic në një nga sulmuesit e rinj më të dëshiruar për klubet e mëdha.

Një prej tyre është Real Madridi që e shikon lojtarin e Eintracht Frankfurtit si partnerin ideal në sulm me Karim Benzema ndaj dhe ka nisur bisedimet e para me agjentin e futbollistit serb.

Jovic është në huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro nga Benfica, shumë që Eintracht Frankfurt do ta paguajë pa u menduar duke parë se vlera aktuale e Jovic ka arritur deri në 40 milionë euro.