Real Madridi synon të përfitojë nga ngecia e bisedimeve mes Eriksenit dhe Tottenhamit

Kalimi i Christian Eriksenit në Real Madrid vazhdon të duket një mundësi shumë reale.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se burime të saj bëjnë të ditur se mesfushori danez nuk po gjen gjuhë të përbashkët me Tottenhamin për kontratë të re, pasi ajo aktuale i skadon në qershor të 2020.

Bisedimet mes Spurs dhe Eriksen nisen kohë më parë, por deri tani nuk kanë dhënë rezultat. Dhe një burim i afërt me lojtarin ka thënë për AS se nuk ka optimizëm dhe se arritja e marrëveshjes për ripërtëritjen e kontratës do të jetë shumë, shumë e pamundur tani.

Mundësitë që danezi t’i bashkohet Realit në janar janë “0.01%”, sipas këtij burimi, sepse trajneri Mauricio Pochettino nuk do ta lejonte largimin e një lojtari kyç si Eriksen pak para ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Javën e kaluar, AS raportoi se Madridi tashmë i ka kërkuar Tottenhamit t’ia caktojë çmimin danezit, dhe klubi londinez iu përgjigj duke i kërkuar plot 250 milionë euro për të.