Real Madridi synon ta mbajë Benzeman deri në vitin 2023

Real Madridi po planifikojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin francez, Karim Benzema deri në vitin 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Kontrata aktuale e sulmuesit francez do të skadojë në vitin 2021, ndërsa gjiganti madrilen po mendon t’ia vazhdojë atë për dy vjet të tjerë.

Benzema shumë shpejt do t’i mbushë 32 vjet, ndërsa me kontratën e re, e cila do të skadonte në vitin 2023, ai do t’i jepte fund futbollit te skuadra madrilene.

Ish përfaqësuesi francez po shkëlqen këtë sezon me Realin, duke e udhëhequr i vetëm sulmin.

Ai i ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet.