Real Madridi shpërblen talentin uruguaian me kontratë të re

Federico Valverde ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2025, në të cilën është përfshirë edhe një klauzolë për lirim në vlerë 750 milionë euro, bën të ditur gazeta “Marca” të enjten.

Uruguaiani 21-vjeçar ka impresionuar te Real Madridi këtë stinor, duke u bërë lojtar titullar. Ai te skuadra madrilene u transferua në verën e vitit 2016 nga Penaroli për pesë milionë euro.

Por, kaloi fillimisht një periudhë te skuadra B e Realit e më pas edhe u huazua një stinor te Deportivo La Coruna.

Këtë edicion ai ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar dy të tjerë. Kontrata e vjetër e Valverdes me Realin skadonte në verën e vitit 2021.