Real Madridi prek fundin e tabelës për muajin tetor në La Liga

Tre humbjet gjatë tetorit rradhitën Real Madridin në fundin e klasifikimit të La Ligas për këtë muaj.

“Los Blancos” kanë serinë më të keqe nga skuadrat tjera të elitës së futbollit spanjoll, duke e përmbyllur këtë muaj me shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui.

Real Madridi i ka humbur 3 ndeshjet e tetorit dhe me gol dallimin -6 ndodhet në pozitën e fundit edhe pas Huescas.

Muaji tetor u hap me humbjen minimale 1-0 në udhëtim te Deportivo Alaves, ndërsa u pasua me disfatë në shtëpi 1-2 nga Levante dhe nga deklasimi në “Camp Nou” 5-1 përballë Barcelonës. Derisa klubi nga Madridi para këtyre humbjeve ishte mposhtur edhe nga Sevilla 3-0 dhe kishte barazuar me Atleticon në “Santiago Bernabeu”.