Real Madridi pëson nga Levante, e humb pozitën e parë

Levante ka befasuar Real Madridin, të shtunën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligas spanjolle.

Levante ka fituar 1:0 ndaj klubit të madh madrilen. Ky rezultat i ka mundësuar Barcelonës që të mbetet në vend të parë. Barcelona më herët gjatë të shtunës e mposhti Eibarin me shifrat 5:0 dhe zuri vendin e Realit në krye të tabelës. Është pritur që Reali të fitoi ndaj Levantes dhe të kthejë kreun, por kjo nuk ndodhi.

Barcelona prinë në La Liga me 55 pikë, ndërsa Real Madridi është i dyti me 53 pikë. Levante renditet e dhjeta me 32 pikë.

Jose Luis Morales shënoi golin e fitores për Levanten. Ai realizoi në minutën e 79-të.