Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Arandina me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në Copa del Rey.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë shënoi sulmuesi Joselu në minutën e 54’të.

Shënimin e fundit për mysafirët në këtë takim e bëri sulmuesi brazilian, Rodrygo në minutat e fundit të takimit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Cabrall për rezultatin 1:3.

Në këtë ndeshje debutoi mesfushori i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler dhe bëri një paraqitje tejet të mirë.

Me këtë fitore, Real Madrid është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Spanjës, kurse kundërshtarin e ri e mëson pas shortit. /Ballkani.info