Real Madridi ofron 70 milionë euro dhe Balen për Sterling

Real Madridi po synon shërbimet e Raheem Sterling.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vënë synimin e tij tek anësori i Manchester City, Sterling.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, “Los Blancos” po përgatiten për një ofertë prej 70 milionë funteve + shërbimet e Gareth Bale, për anësorin e Manchester Cityt.

Madrilenët mund të lansojnë ofertën qysh në janar, me Perez që është në dijeni se vlera e yllit anglez mund të rritet edhe më shumë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Përfaqësuesit e Sterling janë takuar me Jose Angel Sanchez për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm më herët gjatë vitit, por një marrëveshje finale nuk u arrit kurrë.

loading…