Është edhe Real Madridi në garën për të firmosur me talentin serb Luka Jovic.
Madje Los Blancos e kanë bërë ofertën e tyre të parë në drejtim të Eintracht Frankfurt për të marrë shërbimet e sulmuesit serb.
50 milionë euro është shifra që ka vendosur në tryezë klubi merengues, një shifër e konsiderueshme por që gjithsesi është konsideruar e ulët nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët për Jovic kërkojnë minimalisht 80 milionë euro.
Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të avancojë me një tjetër ofertë me shifra më të larta apo do të heqë nga serbi për të parë për alternativa të tjera.







