Real Madridi duket se do të bëjë një revolucion të madh në skuadër.
“Los Blancos” janë duke tentuar që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha.
Sipas Don Balon, madrilenët e duan transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli.
Real Madridi është i gatshëm që të paguajë 150 milionë euro për t’i marrë shërbimet e egjiptianit.
Liverpooli mund të pajtohet me shitjen e Salah, vetëm nëse e merr në ofertë edhe një lojtar.







