Sergej Milinkovic-Savic vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në merkato.

Mesfushori i Lazios pëlqehet nga shumë klube të mëdha jo vetëm italiane por edhe nga kampionate të tjera të rëndësishme dhe ndoshta serbi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Lazio.

Sipas Don Balon, media spanjolle që qëndron shumë afër klubit të Real Madridit, presidenti i” Los Blancos”, Florentino Perez e pëlqen jashtëzakonisht Milinkovic-Savic dhe po përgatit një ofertë prej plot 105 milionë eurosh për ta transferuar atë te Reali verën e ardhshme.