mbretërit

Real Madridi nuk po shkëlqen as me Solarin

Lojtarët e Los Blancos duhet të rrisin përformancën në fushë; por Santiago Solari nuk duhet që të mos kritikohet me disa vendime të diskutueshme që ka bërë, sidomos në ndeshjen kundër Rayo Vallecano, madje edhe kundër CSKA Moskës.

Argjentinasi ka argumentuara se skuadra e tij është në një proces të kthimit të saj fizik, në javët e fundit, por ne shohim versione më të mira të skuadrës, që janë të gatshëm për të konkurruar në të gjitha garat.

Por, formacioni kundër CSKA-së, e cila bëri që Madridi të pësoi humbjen më të thellë në këtë garë, pa pikë kuptimi.

Edhe formacioni kundër Rayos ishte i tillë, pa përmendur këtë se ai nuk ka bërë asgjë për ta pasur një fitore bindëse në Santiago Bernabeu.

Për shembull, ndërrimi i Luka Modricit për Federico Valverde për të humbur kohë apo Dani Ceballos që hyri për Marco Asension, nuk shkoi mirë.

Mund të jetë kjo që Solari ka të drejtë se i duhet kohë, dhe ne do të shohim një rilindje, sidomos për Iscon.

Pastaj, për pak javë ne do të shohim nëse skuadra do të tregojë që a është ajo e cila arriti që të fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.