Sergio Ramos ka pësuar lëndim në finalen e Superkupës së Spanjës.
Kapiteni i “Los Blancos” u dëmtua në thembër pas një dueli me Alvaro Moratan në minutën e 61-të të ndeshjes.
Mediat spanjolle raportojnë se ai edhe pse e mbylli takimin, do të mungojë për 15 ditë.
Ramos nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane për tri ndeshje, dy në La Liga dhe një në Copa del Rey.







