La Liga

Real Madridi në telashe, nis hetimi zyrtar ndaj klubit madrilen

Barazimi 1-1 në Champions i mjaftoi Real Madridit për t’u kualifikuar në çerekfinale. Nuk ka pasur kohë për Los Blancos për të festuar sepse klubi duhet të përballet me një lloj tjetër problemi.

Këtë herë fokusi është jashtë fushës. Në futbollin spanjoll janë rikthyer sërish në modë polemikat e arbitrave, veçanërisht pas një fundjave shumë intensive ku Real Madrid ishte protagonist kundër Valencia-s. Gjithsesi, problemi tjetër i madh për Los Blancos ka të bëjë me një tjetër skuadër të La Ligas: Sevilla.

Federata Spanjolle e Futbollit në fakt ka hapur një dosje për Real Madridin duke synuar një video të arbitrit të ndeshjes kundër andaluzianëve të transmetuar nga televizioni zyrtar i klubit.

Beteja mes Sevillas dhe Real Madridit për këtë arsye lëviz jashtë fushës dhe në lidhje me këtë ka mbërritur edhe një deklaratë nga klubi andaluzian që tenton të sqarojë situatën.

Sevilla në shënimin e saj shkruan:

“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll, përmes Komisionit të saj Disiplinor, ka njoftuar Sevillan për hapjen e një dosjeje kundër Real Madridit pas ankesës së paraqitur nga Sevilla në lidhje me videon e transmetuar nga Real Madrid TV për gjyqtarët Isidro Díaz de Mera dhe Pablo González Fuertes”.

Videot e transmetuara nga kanali televiziv i klubit kundër arbitrave konsiderohen si një presion i hapur ndaj gjyqtarëve para ndeshjeve të Real Madrid.