Lopetegui pranë shkarkimit

Real Madridi në krizë totale, e mposht edhe Levante (Video)

Real Madridi nuk ka arritur të këndellet teksa është mposhtur 1-2 nga Levante në “Santiago Bernabeu”.

Kjo humbje rëndon edhe më shumë pozitat e trajnerit të “Los Blancos”, Julen Lopetegui që nuk di për fitore prej 5 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.

Levante kaloi në epërsi herët me Morales që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 6-të, e cila u akordua me ndihmën e VAR-it.

Shtatë minuta më vonë mysafirët dyfshiuan epërsinë përmes Roger.

Real Madridi kishte tërë kohën e nevojshme për të rikthyer rezultatin por pavarësisht rasteve të krijuar skuadra mbretërore nuk arriti më shumë përveç golit të ngushëllimit nga Marcelo 18 minuta para fundit të takimit.

Real Madridi pas kësaj humbjeje vazhdon të radhitet në pozitën e 5-të në La Liga por kjo pozitë i rrezikohet në bazë të rezultateve të tjera të javës ashtu sikur Lopeteguit që i rrezikohet pozita e trajnerit te 13 herë kampionët e Europës.