Champions League

Real Madridi në avantazh mbyll pjesën e parë ndaj Bragas

Kanë stuartuar në orën 21:00, dy duelet interesante të Grupit C.

Reali i Madridit do të jetë mysafir në Portugali kundër Bragës, teksa do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në grup, pas dy sukseseve të para, ndërkohë në krahun tjetër, Braga numëron 3 pikë. 

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Union Berlinit dhe Napolit, që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit. Kampionët e Italisë janë favoritë në letër dhe do të tentojnë fitoren e dytë në grup, ndërkohë që gjermanët ende nuk e kanë provuar shijen e pikës.