Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid me rezultat 3-0 në kuadër të javës së dytë të La Ligas. 

Mbretrit kishin vetëm një rast shënimi në pjesën e parë, kur Kylian Mbappe  gjuajti bukur, por në vend ishte portieri Karl Hein. 

Me të filluar pjesa  e dytë, Fede Valverde me një gjuajtje të fortë nga 20 mera arriti të shënojë për 1-0. 

Golazo de fede valverde😮‍💨
pic.twitter.com/q9nIlORb4C

— NÂÇHØ (@IgnacioV1991) August 25, 2024

Valladolid rrezikoi me Victor Andres Meseguer Cavas  dhe Raul Moron, por mysafirët nuk arritën të shënonin. 

Mbappe sërish në minutën e 90-të u ndal nga Hein. 

Në minutën e 88-të, Real Madridi siguroi fitoren, ku autor i golit ishte Brahim Diaz që në mënyrën më të mirë shfrytëzoi një pasim të Eder Militaos për të shënuar për 2-0. 

BRAHIM DIAZ WHAT A FINISH! 🤍pic.twitter.com/ehpwtPhdHs

— TC (@totalcristiano) August 25, 2024

Në fund kishte kohë edhe për një gol të Endrick i pari me fanellën Los Blancos.

ENDRICK WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/t53XdvKLtB

— TC (@totalcristiano) August 25, 2024

Mbretërit pas kësaj fitoreje kanë 4 pikë, dy më pak se Celta Vigo dhe Barcelona.