Real Madridi pritet të shkarkojë trajnerin Santiago Solari, teksa vendin e tij, sipas “AS”, do ta zërë Clarence Seedorf.

Aktualisht holandezi është trajner i Kamerunit dhe për Real Madridin është një zgjidhje e mirë, pasi figura e 42-vjeçarit tek tifozët është emblematike, për faktin e thjeshtë se është një ish lojtar madrilen.

Seedorf mund të afrohet si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe mund t’i ofrohet një kontratë e re nëse rezultatet e tij janë pozitive.

Ish mesfushori e filloi karrierën si trajner te Milani në vitin 2014, e vijoi te Shenzhen në Kinë e më pas në Spanjë te Deportivo La Coruna.