Paul Pogba mbetet prioritet i merkatos për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Drejtuesit e klubit “merengues” duken më të bindur se kurrë për të tentuar një operacion që do të kënaqte trajnerin e tyre.

Nga njëra anë qëndron paga e lartë e lojtarit, nga ana tjetër agjenti i tij, Mino Raiola, me të cilin presidenti Florentino Perez mund të thuhet se nuk ka marrëdhënie të mirë, përkundrazi.

Së fundmi, duhet bindur Manchester United për këtë transferim, pasi “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar plot 120 milionë euro për ta transferuar në “Old Trafford”, ku në bazë të kontratës duhet të qëndrojë deri në vitin 2021.

Të vetëdijshëm për terrenin e vështirë ku kërkojnë të shkelin, “Los Blancos” janë duke menduar disa alternativa, që mund të linin të kënaqur trajnerin Zidane, ku spikat emri i Christian Eriksen të Tottenhamit.

Mediet spanjolle e japin të sigurt arritjen e marrëveshjes paraprake mes klubit madrilen dhe lojtarit danez, por edhe në këtë rast mbetet për t’u arritur dakordësia me Hotspur.