Real Madridi me mungesa të rëndësishme ndaj Club Brugge

Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk janë ftuar fare për ndeshjen e dytë të Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Brugge, por Isco dhe Marcelo janë përfshirë në listë.

Po ashtu, jashtë skuadrës janë lënë edhe Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola, Brahim Diaz, Mariano Marco Asensio dhe Ferland Mendy, me këta dy të fundit që janë të lënduar.

Real Madridi e pret sonte në Santiago Bernabeu klubin belg, në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Isco dhe Marcelo janë riaftësuar plotësisht nga lëndimet dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen e fazës grupore në Champions.

Bale, ndërkohë, do të pushohet nga Zidane pasi uellsiani luajti në të dy ndeshjet e fundit të Madridit, kundër Valencias dhe Atletico Madridit.

loading…