Real Madridi me dy fytyra, mposht ngushtë Levanten (Video)

Real Madridi ka fituar takimin e javës së 4-të në La Liga ndaj Levantes, përballje në të cilën “Los Blancos” treguan futboll spekatakolar në pjesën e parë dhe shumë pa siguri në 45 minutëshin e dytë.

Ishte Karim Benzema heroi i skuadrës së Zidanes, me sulmuesin francez që shënoi dy gola të shpejtë në minutat 25 dhe 31, shkruan Ballkani.info.

https://www.youtube.com/watch?v=hhEMG4FDp6M

https://www.youtube.com/watch?v=10u6e3rEBc4

Për epërsinë prej tre golave të Real Madridit u përkujdes mesfushori brazilian, Casemiro që realizoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

https://www.youtube.com/watch?v=-yEJyGQcPsQ

Sidoqoftë Levante u shfaq në pjesën e dytë me një pamje krejtësisht tjetër, derisa ishte ish sulmuesi i Real Madridit, Borja Mayoral që gjeti golin në minutën e 51-të.

https://www.youtube.com/watch?v=iZHXYE0qEIw

15 minuta para fundit të takimit, Gustavo Melero shënoi për 3-2 dhe futi frikën te skuadra e Zidane që megjithatë arriti të menaxhojë edhe 7 minutat e shtesës për të siguruar 3 pikët në këtë takim që fillimisht u duk i lehtë por në vazhdim rezultoi problematik.

https://www.youtube.com/watch?v=QTNmdE_uXVo

Pas këtij triumfi, Real Madridi ka 8 pikë në pozitën e dytë, 1 më pak se rivali i qytetit Atletico Madridi, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Levante grumbullon 6 pikë në vendin e 5-të. /Ballkani.info/

loading…