Real Madridi me 3 mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Galatasarayit

Zinedine Zidane ka lënë Gareth Bale dhe Luka Modric jashtë skuadrës së tij për t’u përballur me Galatasarayim në Ligën e Kampionëve të martën.

Lucas Vazquez gjithashtu do të mungojë në Stamboll pasi Real Madridi kërkon këndelljen pas fillimit të tyre jo të mirë në fazën e grupeve.

Ish kampionët evropianë kanë mbledhur vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, duke pësuar një humbje katastrofale 3-0 nga Paris Saint-Germain dhe me një barazim të vështirl kundër Club Brugges.

Bale ka punuar përsëri nën Zidane pas një verë të trazuar gjatë së cilës ai dukej i destinuar të largohej nga klubi. Anësori u tërhoq në sfidën mes Uellsit dhe Kroacisë dhe më pas u zbulua se kishte një ngërç të lehtë – mjaftueshëm për të munguar dy ndeshje radhazi për Realin.

loading…