Real Madridi kërkon ta sjellë drejtorin e njohur sportiv

Real Madridi po synon ta sjell në skuadër drejtorin sportiv, Michael Edwards.

Edwards është larguar së fundmi nga Liverpooli, pas më shumë se 10 viteve të qëndruar në Anfield.

Edwards sa ishte pjesë e Liverpoolit arriti të sjell në Anfield futbollistë si Alisson Becker, Virgil van Dijk, Mohamed Salah.

Edwards është vlerësuar lartë si drejtor sportiv gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit anglez.

Madrilenët po tentojnë ta sjellin anglezin në pozitën e drejtorit sportiv në Madrid.