Austriaku

Real Madridi interesohet për shërbimet e Alabas

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që ta transferojë mbrojtësin e majtë të Bayern Munichit, David Alaba

Sipas “Don Balon”, Perez e ka austriakun objektiv kryesor për vitin 2019.

Shefi i “Los Blancos” beson që skuadra ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe është një admirues i madh i anësorit austriak.

Alaba është një lojtar që luan në disa pozita kështu që është i aftë të luaj në të gjitha pozitat e mbrojtjes por edhe mesfushor, kurse vlera e tij e tanishme vlerësohet të jetë 60 milionë euro.