Ish lojtari i Barcelonës

Real Madridi interesohet për Bartran

Real Madrid do t’i rikthehet merkatos në janar.

Mbrojtja është reaprti ku drejtuesit e klubit madrilen kërkojnë të bëjnë ndryshime. Emri më i përfolur për momentin në ambientet e “Los Blancos” është Marc Bartra, i cili aktualisht aktivizohet me Real Betis.

Por ish-lojtari i Barcelonës nuk është i vetmi që ndiqet nga Reali, pasi edhe Benjamin Pavard i Stuttgarit, i cili zhvilloi një Botëror të mirë me Francën po vëzhgohet me interes nga drejtuesit merenges.