Real Madridi insiston për Fabian Ruizin

Reali po insiston për Ruizin.

Fabian Ruiz është duke zhvilluar një tjetër sezon pozitiv në Serie A me Napolin.

Real Madridi ka kohë që ka shfaqur interesim për mesfushorin spanjoll dhe sipas “Mundo Deportivos”, do të tentojë ta rrëmbejë atë gjatë verës.

Raportohet se Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për 23-vjeçarin.

Ruiz ka bërë 70 paraqitje për Napolin që nga viti 2018, ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar edhe shumë asiste.