Real Madridi i pakënaqur me përsëritjen e shortit

Skuadra e Real Madridit nuk ka qenë e pajtimit që shorti i Ligës së Kampionëve të përsëritet pas një gabimi që u bë herën e parë.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të UEFA-s se nuk pajtohet që shorti të përsëritet.

Në hedhjen e parë të shortit, Real Madridit i ra të takohej me Benfican. Por pas përsëritjes së shortit, klubi spanjoll në 1/8 e finales do të takohet me Paris Saint-Germain.

Pas kësaj, raportohet se Perez ka shprehur pakënaqësitë në drejtim të UEFA-s, duke e quajtur skandal persëritjen e shortit.