Real Madridi “gjunjëzon” Barcelonën, kualifikohet në finale të Superkupës

Real Madridi e ka fituar El Classicon e parë të vitit 2022 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në futboll.

“Mbretërit” triumfuan 2:3 vetëm në vazhdime, ngase 90 minutat e rregullta u mbyllën 2:2, në Riad të Arabisë Saudite, duke u kualifikuar në finale, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte minuta e 25-të e takimit kur braziliani Vinicius Junior ia bëri “sefte” rrjetës së “katalunasve” duke kaluar në epërsi Realin.

Megjithatë, shifrat u barazuan katër minuta pa përfunduar koha e rregullt kur Luuk De Jong dërgoi topin në rrjetë.

Sidoqoftë, epërsinë e “mbretërve” e riktheu Karim Benzema në minutën e 72-të.

Kur të gjithë menduan se goli i francezit “gjunjëzoi” Barcelonën, aty u shfaq talenti, Ansu Fati që barazoi në minutën e 83-të me kokë, gol ky që dërgoi ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

E në minutën e tetë të vazhdimeve, Real Madridi përmes një kundërsulmi të shpejt shënuan edhe golin e tretë dhe të fitores me autor, mesfushorin uruguaian, Federico Valverde.

Real Madridi në finale do të takohet me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.

Për Los Blancos kjo është fitoreja e katërt radhazi në El Classico ndaj rivalëve të përbetur të Barcelonës.