Tifozët e Real Madrid ndoshta do të zhgënjehen me synimet e klubit për një qendërsulmues në verë.

Siç shkruajnë gazetat spanjolle, alternativë e Karim Benzema për sezonin tjetër do të jetë, Raúl de Tomás, lojtar i akademisë madrilene dhe i huazuar te Rayo Vallecano.

24-vjeçari që në sezonin e kaluar në Segunda Division shënoi 24 gola ndërsa këtë vit po konfirmohet me 13 gola në La Liga çka ka bindur Florentino Perez dhe Zidane që t’i japin një shans për vitin e ardhshëm te Real Madrid.