Real Madridi gati të shpenzojë 300 milionë euro për Mbappen

Real Madridi e mbyll 2019-ën me një dëshirë të vetme, që në verën e ardhshme të firmosë me Kylian Mbappe.

Përgjatë këtij viti, “Los Blancos” kanë bërë çmos që të firmosin me yllin e Paris Saint Germain, por përpjekjet nuk kanë pasur rezultat. Gjithsesi dëshira vazhdon të jetë prezente në radhët e madrilenëve dhe në verë do të rinisë sërish sulmi për të siguruar shërbimet e Mbappe.

Mesazhet ndaj 21-vjeçarit nga futbollistë të ndryshëm nuk kanë mugnuar, siç ishte rasti i Sergio Ramos, ky i fundit shpesh kur pyetet për Mbappe nuk nguron ta cilësojë francezin një prej sulmuesve më të mirë. Zidane dhe Florentino Perez janë të fiksuar pas Mbappe, të dy bashkë janë gati të bëjnë çmos për ta transferuar në radhët e Realit.

Sigurisht që ky transferim nëse ndodh do t’iu kushtojë shumë shtrenjtë madrilenëve, por një gje e tillë nuk është problem për presidentin Florentino Perez, pasi edhe në të kalurën nuk kanë munguar transferime të kushtueshme.

Momentalisht, “Los Blancos” kanë nisur punimet për rikostrukitmin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, punimet që priten të përfundojnë në tetor të vitit 2022. Në total, operacioni Mbappe pritet t’i kushtojë Real Madridit plot 300 milionë euro.