Real Madridi gati të bëjë një ofertë të madhe për Mbappen

Florentino Perez ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e tij kah Kylian Mbappe i PSG-së.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në më pak se 20 minuta shënoi tri gola në fitoren 0-5 të PSG-së ndaj Club Brugge.

Kjo paraqitje ka mahnitur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

AS shkruan se Perez menjëherë pas ndeshjes u ka shkruar kolegëve të tij te Real Madrid: “A e keni parë shfaqjen e Mbappe”.

Presidenti i Real Madridit e sheh Mbappen si lojtarin e vetëm që mund të përsëriste ndikimin e Cristiano Ronaldos.

Real Madridi, do të paguajë deri rreth 230 milionë euro për Mbappen, sa pothuajse e gjithë shuma e shpenzuar verën e fundit nga Zidane në transferimin e lojtarëve.

loading…