Real Madridi fiton, Uzuni debuton me Granadan

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me vështirësi Granadan me rezultatin 1:0.

Në këtë takim debutoi sulmuesi Myrto Uzuni që luajti 80 minuta për Granadan. Ai madje pati një rast ideal për të shënuar.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Marco Asensio në minutën e 74-t.

Me këtë fitore madrilenët mbeten lider në La Liga me 53 pikë. Granada është në vendin e 16-të me 24 sosh.