Real Madridi fiton me vështirësi ndaj Alavesit dhe ngjitet në vendin e parë në La Liga (Video)

Real Madridi ia ka dalur të fitojë ndeshjen në udhëtim kundër Alavesit me rezultat 1-2.

Skuadra e Zidane kaloi në avantazh në minutën e 52-të me anë të kapitenit Sergio Ramos.

Kundërpërgjija e Alavesit mbërriti 13 minuta më vonë kur Lucas Perez u tregua i saktë nga penalltia.

Megjithatë reagimi i “Los Blancos” ishte i menjëhershëm teksa mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal realizoi në minutën e 69-të golin e tre pikëve për Real Madridin.

Me këto tre pikë Real Madridi ngritet në pozitën e parë në La Liga me 31 pikë të grumbulluara pas 14 xhirove të zhvilluara, ndërsa do të pret nesër në mbrëmje gabimin e Barcelonës në takimin e Madridit kundër Atleticos.