Real Madridi

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi po eksploron mundësitë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar veror dhe ylli i Lille, Leny Yoro, është bërë kandidati i tyre kryesor.

18-vjeçari është shfaqur si njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian në 12 muajt e fundit, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Lille.

Yoro ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2025 dhe nuk është bërë ndonjë progres sa i përket rinovimit të kontratës, andaj ata mund të synojnë shitjen e tij.

Lille raportohet se për të liruar Yoron po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij, dhe kjo shumë ka bërë që disa ekipe të interesuara për të, të tërhiqen nga gara.

Paris Saint-Germaini paraprakisht besohej se ishte kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij, por që duket se gjërat nuk qëndrojnë kështu.

Sipas një përditësimi të fundit nga gazeta franceze L’Equipe, PSG-ja ka mbetur mbrapa në garë, pas interesimit nga klubet e Ligës Premier dhe Real Madridit.

Lille do të qëndrojë mbrapa kërkesave të saj, por në rast se asnjë ofertë nuk vjen në drejtim të tyre, atëherë ata mund të detyrohen ta ulin çmimin, për të shmangur largimin e Yoros si lojtar i lirë në vitin 2025.