E përfunduan ashtu si e nisën. Real Madridi nuk ka pasur ndeshje të mira sezonale këtë vit. E derisa e filloi me humbje kundër Bayernit, Real Madridi e ka përfunduar me barazim në kohën e rregullt edhe miqësoren e fundit me Romën, të cilën e luajtën në kuadër te Mabel Cup.

Real Madrid ka barazuar sonte në kryeqytetin italian kundër Romës me rezultat të barabartë në 90 minutat e rregull.

Janë dashur penalltitë për ta përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje, me pjesën e parë të ndeshjes që ishte mjaft dinamike.

Në fakt katër golat e kësaj ndeshje u shënuan të gjitha në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Marcelo që kaloi në epërsi Los Blancos. Ai u shërbye me një top të mirë nga Modric në minutën e 16-të për ta kaluar skuadrën mysafire në epërsi.

https://tiger.cdnja.co/v/rk/rKge.mp4?secure=oiyvbIqA339zD7rAtRzBnw&expires=1565562600

E deri në minutën e 34-të rrjetat mbetën të heshtura, por ato u tundën për 6 minuta plot tri herë.

https://tiger.cdnja.co/v/5p/5Pol.mp4?secure=bUbVTRNAecbmT8tJOWrqMw&expires=1565562600

Roma, barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 34-të pas një kundërsulmit të Perottit dhe Zaniolas. Ky i fundit asistoi për ta barazuar rezultatin.

https://tiger.cdnja.co/v/02/02n6.mp4?secure=k-kEL5jTLPhjePyrim6N1Q&expires=1565562600

Por 5 minuta më vonë Real Madridi do ta kthente epërsinë me anë të Casemiros që shënoi me kokë, por një minutë me vonë rezultati barazohet prapë.

https://tiger.cdnja.co/v/qk/qKJG.mp4?secure=L8efUOgpkqmOgFKprslyeQ&expires=1565562600

Kësaj radhe ishte sulmuesi boshnjak Dzeko i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë kishim një rezultat të barabartë në fushë, me skuadrat që nuk dukej se janë shumë të intersuara për të djegur energji.

E pas përfundimit të kohës se rregull vjen të ekzekutimi i penalltive, ku me të saktë tregohen futbollistët e Romës të cilët fituan me penallti 5-4, pasi që penalltinë e fundit e humbi Marcelo.

loading…