Real Madridi është duke planifikuar ta përdorë superyllin uellsian, Gareth Bale, në një marrëveshje për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Bale nuk është duke e pasur sezonin e tij më të mirë këtë vit, pasi i ka shënuar vetëm shtatë gola në 19 ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Prandaj, kampioni evropian kërkon ta largojë 29-vjeçarin në kurriz të blerjes së njërit prej golashënuesve më të mirë në planet: Harry Kane.

Sipas Diario Gol, ardhja e mundshme e Jose Mourinhos në stolin e Los Blancos ka bërë që drejtuesit e klubit të planifikojnë blerjen e Kane, një sulmues që vlerësohet 220 milionë euro.

Madridi synon ta vërë anësorin uellsian dhe 70 milionë euro në një pako në ofertën e vet për Kane, dhe duke qenë se e vlerëson Bale-in 150 milionë euro, atëherë kjo ofertë do ta kapte shumën 220 milionë euro.