Dani Carvajal

Real Madridi e largon lojtarin kryesor vetëm pse i doli në mbrojtje Lopeteguit

Dani Carvajal mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë, Dani Carvajal, mund të ndryshojë skuadër në fund të sezonit 2018/2019.

Lajmi bëhet i ditur nga media spanjolle ‘El Confidecial’.

Sipas këtij raportimi, drejtuesve të ‘Los Blancos’ nuk u janë pëlqyer deklaratat e fundit të Carvajal në lidhje me trajnerin e larguar Julen Lopetegui.

Komentet e tij mbrojtëse ndaj Lopetegui, kanë bërë të Real Madrid ta mendojë shitjen e tij.

Një destinacion shumë i mundshëm për Carvajal mund të jetë Premierliga