Real Madridi e fitoi me përmbysje miqësoren ndaj Milanit

Real Madridi regjistroi fitoren në miqësoren ndaj Milanit, në kuadër të turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rose Bowl” përfundoi me rezultatin 2:3, shkruan Gazeta Express.

“Rossonerët” krijuan fillimisht epërsi të dyfishtë, me golat e Fikayo Tomori (25′) dhe Luka Romero (42′).

“Los Blancos” ia dolën të barazojnë shifrat në pjesën e dytë përmes Fede Valverdes (57′, 59′), që shënoi dy herë për dy minuta.

Golin e fitores për madrilenët e shënoi Vinicius Junior (84′).

Real Madridi miqësoren e radhës do ta zhvillojë ndaj Manchester Unitedit, kurse Milani për kundërshtar do të ketë Juventusin.