Marcelo e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Real Madridi dhe për t’u transferuar te Juventusi aty ku pret të ribashkohet me Cristiano Ronaldon.
Humbja e vendit të titullarit në formacionin e “Los Blancos” kanë bërë që braziliani të shprehë pakënaqësitë e tij te drejtuesit.
Në mënyrë që mbrojtësit të majtë të mos i bier më tepër vlera drejtuesit e Realit janë të gatshëm ta përfshinë në merkato gjatë kësaj vere dhe duke qenë se 30-vjeçari kërkohet me ngulm nga bardhezinjtë e Juves, Real Madrici mund tia ofrojë Marcelon kampionëve të Italisë në shkëmbim të Alex Sandros.
Duke parë moshën e dy lojtarëve vështirë se Juventusi do të pranojë një shkëmbim kokë më kokë.







